Twitter, bllokohen mijëra profile, promovonin terrorin
22.03.2017 13:50
Kompania Twitter ka pezulluar 376. 890 profile për shkak të “promovimit të terrorit”....

Kompania Twitter ka pezulluar 376. 890 profile për shkak të “promovimit të terrorit”, që paraqet rritje për 60% në krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2016.
Bllokimi i fundit e sjell në 636. 248 numrin e profileve të suspenduara prej gushtit të vitit 2015, kur Tuitter i shtoi përpjekjet për ndaljen e “ekstremizmit të dhunshëm”.
Rrjetet sociale janë nën presion nga qeveritë në të gjithë botën që t’i bllokojnë militantët, të cilët përdorin Internetin për rekrutim dhe për lansim të sulmeve. Twitter thotë se kërkesat e qeverive për të dhënat e shfrytëzuesve janë rritur për 7% në muajt e fundit.
