Vjedhje në SH.F. “Adem Jashari”
Vjedhja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, me ç’rast kryerësit kanë thyer dyert, kanë hulumtuar brendinë e shkollës dhe kanë vjedhur arkivin, disa kompjuterë, lap-topa dhe gjësende të tjera me vlerë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale…….

Shkolla fillore “Adem Jashari”, për të dytën herë me radhë, është pre e vjedhjeve të inventarit të shkollës nga kryes të panjohur deri më tani. Vjedhja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, me ç’rast kryerësit kanë thyer dyert, kanë hulumtuar brendinë e shkollës dhe kanë vjedhur arkivin, disa kompjuterë, lap-topa dhe gjësende të tjera me vlerë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
“Një televizor plazma në zyrën e drejtorit, një printer, disa kompjuterë në arkiv, një monitor në zyrën e gjuhës angleze dhe gjëra të tjera me vlerë, por dëmi nuk është bërë nga hyrja e shkollës”, - deklaroi kryetari i Këshillit të Shkollës, Raif Darshishta.
Në të gjitha shkollat nuk figuron vendi i punës rojtar edhe pse është më se i nevojshëm për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat po përsëriten në shumë shkolla.
“Në të gjitha shkollat nuk figuron vendi i punës rojtar, për gjërat që janë marrë janë njoftuar punëtorët e sigurimit, të cilët kanë bërë analizë se cilat gjëra kanë munguar në shkollë”, u shpreh kryetari i Këshillit të Shkollës, Raif Darshishta.
Pas paraqitjes së këtij rasti, në shkollë është kryer ekspertizë, por nga MPB-ja edhe përskaj tentimeve tona gjatë ditës së sotme, nuk u prononcuan për këtë rast. (Flutura Latifi, TVM2)
