Rasti “Fushata”, Zaev në PPTH, mohon akuzat për falsifikim
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, u paraqit sot në Prokurorinë Publike, e cila ka ngritur ndaj tij hetime nën dyshimin...

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, u paraqit sot në Prokurorinë Publike, e cila ka ngritur ndaj tij hetime nën dyshimin për falsifikim të raporteve financiare të fushatës zgjedhore të dhjetorit.
Zaev, një i punësuar në parti, dhe vetë LSD, akuzohen se kanë falsifikuar raportet financiare të LSDM-së, dhe në mënyrë të paligjshme kanë siguruar para për financimin e fushatës zgjedhore.
Lideri i LSDM-së thotë se financimi i partisë është i ligjshëm dhe madje dokumentacioni i LSDM-së duhet të merret shembull nga partitë e tjera se si organizohet një fushatë zgjedhore.
Përveç Zaevit, në gjykatë në fillim të javës ishte ftuar edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, por ai nuk u paraqit në marrjen në pyetje me arsyetimin se asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Prokuroria. Për këtë rast Prokuroria ka marrë në pyetje më shumë se 70 dëshmitarë.
