Botë
Panikë në Lodër, sulmohet parlamenti, 3 të vdekur, 11 të lënduar
22.03.2017 18:02
Policia britanike ka hapur zjarr dhe ka vrarë një person që ka tentuar të hyjë në Parlament...

Policia britanike ka hapur zjarr dhe ka vrarë një person që ka tentuar të hyjë në Parlament, në të njejtën kohë që një automjet është përplasur me këmbësorë në urën “Ëestminster” në përpjeje për të carë rethimin e parlamentit.
Agresori me thikë, i përshkruar si një aziatik rreth të 40-ave, arriti të futej në kopshtin e Parlamentit dhe ka gjuajtur me thikë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje.
Polici ndërroi jetë më pas në spital ndërkohë që viktima e tretë është një grua që u hodh nga ura për ti shpëtuar përplasjes me makinën. Policia arriti të arrestojë dy agresorët e tjerë që ishin në makinë.
Njerëzit jashtë pallatit shiheshin teksa vraponin, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë helikopterë të ndihmës së shpejtë mjekësore, ndërsa të pranishme janë edhe 12 makina policie dhe furgonë.
“Ne filluam të vrapojmë, nuk e dinim se cfarë po ndodhte. Pamë një makinë më andej që u përplas me njerëzit dhe më pas me murin. Njerëzit vraponin gjithandej. Dëgjuam tre gjuajtje , ishte e zhurmshme. Nuk dinim se cfarë ndodhte. Mendova për herë të parë në jetën time se mund të vdes. Aq afër ishte zhurma”, shprehet dëshmitari okular Tahid Tanim.
Tmerri për londinezët nuk ka përfunduar me këtë ngjarje. Një pako e dyshimtë është gjetur në një automjet pranë Parlamentit.
Incidenti dramatik vjen pak javë pasi u mësua se shërbimet sekrete britanike kanë bërë të dështojnë 13 sulme potenciale në më pak se 4 javë, ndërsa njësitë e Antiterrorizmit janë duke funksionuar me më shumë se 500 hetues në terren.
Niveli zyrtar i kërcënimit nga terrorizmi ndërkombëtar ka mbetur në të njëjtin nivel, “i rëndë”, duke nënkuptuar se një sulm “është tejet i mundshëm”, një situatë që vijon prej mbi dy vitesh.
GAZMEND REXHEPI
