Maqedoni
Të punësuarit në TV NOVA në protesta, kërkojnë prononcim dhe mbështetje nga ShGM
22.03.2017 18:50
Të punësuarit e TV NOVA-s, me studio mobile, në shenjë revolte, sot kanë protestuar para ShGM-së...

Ata kërkojnë nga Shoqata e Gazetarëve që të prononcohet në lidhje me procesin gjyqësor ndaj pronarit të këtij mediumi, Sead Koçani.
Sipas kryeredaktores së TV NOVA-s, përmes përndjekjes politike që bëhet ndaj pronarit të këtij televizioni, Sead Koçanit, tentohet që të bëhet goditje ndaj televizionit NOVA nga ana e Prokurorisë Speciale.
“Presim që të ndërpritet heshtja nga ana e ShGM-së, të cilët pas një jave nuk kanë asnjë qëndrim apo deklaratë në lidhje me presionet me të cilat përballet mediumi ynë. Gazetaria nuk është krim, sot në shënjestër është TV NOVA, ndërsa nesër në shënjestër mund të jetë ndonjë medium tjetër apo individ nga ana e PPS-së. Simbolikisht fillojmë sot me këtë studio mobile nga ShGM, kurse prej nesër do të jemi në më shumë lokacione të qytetit”,- deklaroi kryeredaktorja e TV NOVA-s, Biljana Trendafillova.
Trendafillova tha se deri më tani reagim ka pasur vetëm nga sindikata e pavarur e gazetarëve dhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, por, sipas saj, janë në heshtje ata që gjithmonë janë të zëshëm kur bëhet fjalë për të reaguar në lidhje me mediat tjera.
Ajo thotë se ata nuk kanë kurrfarë kërkese tjetër veçse të punojnë të qetë dhe pa presione.
ERSAN PAJAZITI
