Maqedoni

Ahmeti pret Zaevin në Reçicë, konfirmon mbështetjen për shumicën parlamentare

22.03.2017 19:46

Kriza politike dhe mundësitë për dalje nga e njejta kanë qenë teme diskutimi në takimin në Recicë të Vogël...

Kriza politike dhe mundësitë për dalje nga e njejta kanë qenë teme diskutimi në takimin në Recicë të Vogël mes kreut të BDI-se Ali Ahmeti dhe atij të LSDM-së Zoran Zaev. 
 
Lideret e dy partive politike thane se po shqyrtohen te gjitha mekanizmat te cilat do te mundesonin zgjidhjen e  situates  me emerimin e kryetarit te ri te Komisionit per Zgjedhje dhe Emerime, qe do ti hapte rrugen edhe zgjedhjes se kreut te ri te Parlamentit. 
 
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti  potencoi se partia e  tij vazhdon ta mbështesë Zaevin si kryeministër ndërsa I bëri thirje presidentit Ivanov që sa më  shpejtë të bëjë formalizimin e mandatarit Zoran Zaev dhe me këtë të hapet rruga e funksionimit institucional të shtetit.
 
“I bëjmë thirje presidentit qe t ia jape mandatin liderit te LSDM-së Zoran Zaev, per te cbllokuar funksionimin e insitutcioneve. Nuk duhet shume analize e thelluar, ky koalicion funksionon dhe ne kembejme informacione per shume gjera qofshin ato politika te mbrendshme apo nderkombetare’, shprehet kryteari i BDI-së, Ali Ahmeti. 
 
Sipas liderit  socialdemokrat Zoran Zaev vetëm një vendim pragmatic mes palëve mbështetëse dhe pjesemarrëse në  formimin  e Qeverisë së re  do të ishte e vetmja zgjdhje dhe rrugdalje nga kriza. 
 
“Po mundohemi ta gjejme nje vendim pragmatik që me të vërtetë do ta nxjerrë Maqedonine nga kriza. Unë cdo ditë kam frikë të mos provokohet situata dhe mos dhashtë zoti të ndodhë një punë e padëshiruar . Patjeter duhet te kethehemi ne insitucione. Unë jam mandatari I zgjedhur nga kryesia e LSDM-se dhe partite politike shqiptare, BDI, BESA, dhe LR-PDSH e dinë që flasin për mandatarin Zoran Zaev. Ky është vendimi ,  nëse dakordohemi ashtu edhe do të ndodhë”, shprehet kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Pritet që gjatë ditës së nesërme Zaev të takohet edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa.
 
MERITA GASHI