SHBA-RUMANI

Zv.Presidenti amerikan Bajden për vizitë në Rumani

20.05.2014 15:26

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, arrin sot në Rumani, për të siguruar Bukureshtin rreth angazhimit të Amerikës në rajon….

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, arrin sot në Rumani, për të siguruar Bukureshtin rreth angazhimit të Amerikës në rajon.

Në Bukuresht, ai do të takojë presidentin rumun, Traian Basesu dhe zyrtarë të tjerë. Ai po ashtu do të bisedojë me shoqërinë civile të Rumanisë dhe do të takojë trupat amerikane dhe rumune gjatë një stërvitjeje të përbashkët. Vizita vjen në kohën e tensioneve në Ukrainë.

Nga Rumania, Bajden do të udhëtojë drejt Qipros. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)