Botë

Dita e Sulltan Novruzit, festime madhështore në Tiranë

22.03.2017 20:55

Në Shqipëri është kremtuar këtë të mërkurë Dita e Sulltan Novruzit, festa më e madhe e bektashinjve...

Kjo ditë, që simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës, u prit me aktivitete të shumta artistike, muzikore, në Selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë. 
 
Kryeparlamentari, Ilir Meta, uroi besimtarët e pranishëm, duke vënë theksin edhe njëherë tek toleranca fetare.
 
Ndërsa kryeministri, Edi Rama, ishte në shtëpinë e kryegjyshit të ndjerë, Haxhi Dede Reshat Bardhit, prej nga përcolli urimet më të mira, por foli edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria në tre vite dhe vështirësitë.
 
Vizitorët në Kryegjyshatë patën mundësi të blinin veshje popullore, punime artizanësh, si dhe të shijonin gatimet tradicionale të Sulltan Novruzit.
 
LULJETA NDOKA