Botë

Aksident hekurudhor në Zvicër

22.03.2017 22:03

Një tren që ka qarkulluar në relacionin Milano - Bazel sot doli nga binarët e stacionit në qytetin zviceran Lucern...

Një tren që ka qarkulluar në relacionin Milano - Bazel sot doli nga binarët e stacionit në qytetin zviceran Lucern, me ç'rast janë lënduar disa persona, njoftoi policia.
 
Sipas përfaqësuesve të Hekurudhave të Zvicrës, një vagon është përmbysur kur treni "Eurositi" është larguar nga  stacioni bë Lucern.
 
Tre nga të lënduarit janë hospitalizuar.
 
Të gjithë udhëtarët janë evakuuar, ndërsa komunikacioni hekurudhor është në ndërprerje.