Ekspozitë jubilare e pedagogëve figurativ në Kinotekën e Maqedonisë
23.03.2017 10:20
Me vepra të 35 krijuesve figurativ sot në Kinotekën e Maqedonisë...

Me vepra të 35 krijuesve figurativ sot në Kinotekën e Maqedonisë do të hapet ekspozita tradicionale jubilare, e 35-të, e pedagogëve figurativ nga Maqedonia.
Ekspozita është në organizim të Shoqatës së pedagogëve figurativ dhe do të jetë e hapur për vizitorë deri më 16 prill, njofton AIM.
Ekspozita i reflekton preokupimet personale krijuese të artistëve figurativ të cilët njëherit janë edhe pedagogë, kurse do ta promovojë Vlladimir Angellov, filmolog i lartë në Kinotekën e Maqedonisë, njofton AIM. Mbështetëse e ngjarjes është Ministria e Kulturës.
