UKRAINË
Akhmetov bënë thirrje për protesta paqësore
20.05.2014 15:27
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka bërë thirrje për protesta paqësore kundër kryengritjes pro-ruse në lindje të vendit…..

Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka bërë thirrje për protesta paqësore kundër kryengritjes pro-ruse në lindje të vendit.
Përmes një deklarate televizive, Akhmetov ka thënë se “njerëzit janë lodhur duke jetuar në frikë dhe terror”. Ai ka paralajmëruar se aksionet e separatistëve pro-rusë, të cilët kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare në lindje të Ukrainës, do të mund të çonin në gjenocid.
Akhmetov u ka bërë thirrje fabrikave metalurgjike që ka nën kontrollin e tij, që të dalin në protesta paqësore sot në mesditë. Pasuria e Akhmetovit llogaritet në 12 miliard dollarë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
