Sulmi në Londër, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur
Të paktën 5 persona bashkë dhe me agresorin humbën jetën në sulmin terrorist në Londër....

Pesë persona e humbën jetën në sulmin e djeshëm në Londër në urën Uestminster, në rajonin e parlamentit. Mes tyre ka edhe një polic, tre civilë dhe sulmuesi i cili u vra në afërsi të parlamentit.
Këtë e kumtoi Mark Rolui, komandat i njësitit për luftë me terrorizmin në Skotland Jard. Ai shtoi se sipas të dhënave, gjatë sulmit janë lënduar 40 njerëz.
“Nuk do të jap komente për identitetin e sulmuesit. Por, ne i japim prioritet versionit se ai është e mundur të ishte inspiruar nga terrorizimi islamik”, deklaroi Roulki.
Një burrë i veshur me të zeza u përplas me automobil në civilë, në urën Uestminster, në Londër. Pastaj u nis drejt Parlamentit të Britanisë së Madhe, me ç’rast lëndoi një polic para se të vritet. Për shkak sulmit, parlamentarët britanikë mbetën me orë të bllokuar në parlament.
Policia britanike njoftoi se në ditët në vijim nëpër rrugët e qyteteve britanike do të sistemohen numër shtesë të policëve të armatosur.
Ministrja britanike, Tereza Mej, e dënoi sulmin duke e cilësuar si “të dhimbshëm dhe të shëmtuar”, duke shtuar se zgjedhja e lokacionit për sulmin nuk është e rastësishme.
