Seancë për rastin “Kumanova”, sot dëshmon Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika
23.03.2017 12:33
Në seancën gjyqësore për Rastin e Kumanovës sot para trupit gjykues do të dëshmojnë....

Në seancën gjyqësore për Rastin e Kumanovës sot para trupit gjykues do të dëshmojnë të akuzuarit, Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika.
Në seancën e kaluar dëshmuan Valdet Zekaj dhe Mirad Qerimi. Të dy të akuzuarit mohuan akuzat ndaj tyre, ato u shprehen se në Maqedoni kanë ardhur me qellim “që t’i çlirojnë shqiptarët e Maqedonisë”.
Nën aktakuzën “vepër terroriste” në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona lidhur me përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj të 2015-s në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
