Tillerson: Duhet më shumë kontribut nga aleatët në luftën kundër ISIS-it

23.03.2017 12:50

Nga konferenca e Koalicionit global kundër “Shtetit Islamik” në Uashington....

Nga konferenca e Koalicionit global kundër “Shtetit Islamik” në Uashington, shefi i Diplomacisë amerikane, Rex Tillerson, deklaroi se synimi i Amerikës është shkatërrimi i ISIS-it, por kjo nuk mund të ndodhë, sipas tij, nëse aleatët nuk pranojnë të shtojnë kontributet e tyre në këtë përpjekje.

Pas profilit të ulët publik që mbajti gjatë dy muajve të parë në detyrë, sekretari i shtetit rrëmbeu vëmendjen në takimin e Uashingtonit të fokusuar tek lufta kundër grupit më të egër xhihadist të momentit.

“Suksesi i misionit tonë varet nga përkushtimi i vazhdueshëm për objektivin tonë të deklaruar për të mundur këtë organizatë terroriste”, u shpreh sekretari Tillerson në hapje të takimit të Koalicionit global kundër grupit ISIS, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të 68 vendeve.