Serbët: Thaçi blen armë nga gjermanët
Fokusi i shqiptarëve janë artileritë e lehta dhe armët moderne të këmbësorisë....

Fokusi i shqiptarëve janë artileritë e lehta dhe armët moderne të këmbësorisë, të cilat në fazën e parë do të pajisin forcat ushtarake të tyre, kjo gjë e ka tronditur Beogradin gjithashtu edhe NATO’n dhe fuqitë perëndimore.
Burimet e gazetës serbe Novosti thonë se fokusi i shqiptarëve janë artileritë e lehta dhe armët moderne të këmbësorisë. Plani i shqiptarëve sipas kësaj gazete serbe është se në vitin e ardhshëm do të përfundojë formimi i ushtrisë. Hashim Thaqi dhe krijuesit e ushtrisë do të presin që ajo të jetë operacionale nga vitin 2019.
Profesori serb, Radomir Milasinoviç ka thënë se përpjekjet nga Prishtina për formimin e ushtrisë nuk do të bëhen pa pëlqimin e Brukselit dhe të Uashingtonit, përcjell gazetametro.
“Nuk përjashtohet se shqiptarët kanë një marrëveshje të fshehtë me Perëndimin. Nëse Beogradi ka një informacion të besueshëm të sigurisë që është i tërthortë, shteti duhet të reagojë me ofensivë diplomatike në OKB dhe në forma tjera ndërkombëtare” thotë Milasinoviç.
