RUSI

Aksident hekurudhor në Rusi

20.05.2014 15:34

Një tren mallrash që drejtohej për në Chisinau, kryeqytetin e Moldavisë, është përplasur me një tren pasagjerësh në itinerarin Bekasovo-Nara, rreth 40 kilometra në jug të Moskës…...

Aksident dramatik hekurudhor në Rusi. Një tren mallrash që drejtohej për në Chisinau, kryeqytetin e Moldavisë, është përplasur me një tren pasagjerësh në itinerarin Bekasovo-Nara, rreth 40 kilometra në jug të Moskës.

Bilanci i përkohshëm i viktimave flet për 4 të vdekur dhe mbi 45 të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Mes teorive për aksidentin, më e besueshmja është ajo e daljes nga shinat të dy prej vagonëve të trenit të mallrave, që janë përplasur me trenin e pasagjerëve që vinte në drejtimin e kundërt. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)