Vritet kritiku i ashpër i Putinit, Denis Voronenkov (VIDEO)

23.03.2017 13:51

Një kritik i presidentit rus Vladimir Putin është vrarë....

Një kritik i presidentit rus Vladimir Putin është vrarë brutalisht sot në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Denis Voronenkov, 45, u qëllua në kokë në një sulm të stilit të ekzekutimit.

Trupi i tij është gjetur i shtrirë në trotuar pas një ekzekutimi në Kiev.

Thuhet se Denis Voronenkov u qëllua në kokë pasi ai u largua nga një hotel në Kiev.

Ai kishte qenë një kritik i fortë i veprimeve të Kremlinit në Krime dhe Ukrainën lindore, dhe kishte dëshmuar në një gjykim tradhtie ndaj ish-presidentit Viktor Yanukovych, një aleati të fortë të Putinit.

Dmitry Bilotserkovets, një ligjvënës ukrainas, ka thënë se Voronenkov u masakrua jashtë hotelit Premier Palace, në orët e mëngjesit të ditës së enjte, gjë e konfirmuar më vonë edhe nga policia.