Maqedoni
Protestojnë të punësuarit në TV NOVA, mbrojnë pronarin e akuzuar nga PPS
23.03.2017 17:22
Për të gjashtën ditë me radhë kanë vazhduar protestat e të punësuarve në Televizonit NOVA në Shkup...

Për të gjashtën ditë me radhë kanë vazhduar protestat e të punësuarve në Televizonit NOVA në Shkup, siç thonë për të kërkuar drejtësi për pronarin e tyre, i cili është i akuzuar nga PPS në rastin “Trust”.
Të punësuarit mbetën në qëndrimin e tyre se e gjithë kjo është përndjekje politike ndaj Seat Koçan dhe njëkohësisht tentim për të heshtur TV NOVA-n.
“Punonjësit e TV NOVA-s nuk pajtohen me këtë presion politik që iu bëhet pronarit tonë, Seat Koçanit, dhe do të vazhdojmë të shprehin revoltin tonë këtu”,- tha redaktori në TV NOVA, Dejan Andonoviq.
“Bëhet fjalë për një proces të montuar politik, që ka për synim të hesht televizionin e Seat Koçanit dhe njëkohësisht t’u dërgohet mesazh mediave të tjera për të njëjtën. Kjo gjithashtu është edhe presion direkt politik, sepse Sead Koçan është kryetar i Shoqatës së Boshnjakëve në Maqedoni”,- u shpreh kryetari i Partisë së Boshnjakëve, Zeqir Ramçiloviq.
Stafi menaxhues i TV NOVA-s sot dërgoi letër deri te Zyra e OSBE-së në Shkup, ku kërkojnë mendim prej tyre për situatën e krijuar dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen. Të punësuarit thanë se do të vazhdojnë me protestat.
REXHEP QAMILI
