Maqedoni

VMRO-DPMNE: PPS tenton shpërqendrimin nga Platforma tiranase

23.03.2017 17:47

Pas konferencës së sotme të Prokurorisë Speciale ka reaguar VMRO-DPMNE...

Sipas kësaj partie, “PPS tenton të frikësojë dhe censurojë mediat të cilat nuk punojnë siç dëshiron Zoran Zaev.

PPS në mënyre të drejtpërdrejtë vazhdon të shkelë të drejtën bazë të lirisë së shprehjes si parim më i lartë i demokracisë. PPS është turpi i sistemit të drejtësisë.

Ngjarja e sotme me shkronjën “T” ishte plotësisht në funksion të shpërqendrimit nga Platforma e Tiranës, të cilën e pranoi Zoran Zaev vetëm e vetëm që të vijë në pushtet dhe të shpëtojë nga përgjegjësia për krimet e bëra”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.