Maqedoni
Sindikata e Nëpunësve Gjyqësorë: Administrata Gjyqësore e pakënaqur me pagat
23.03.2017 18:07
Sindikata e Nëpunësve Gjyqësorë paralajmëron se Administrata Gjyqësore është e pakënaqur me pagat...

Kryetari i Sindikatës, Pece Grujovski, thotë se pakënaqësia mund të rritet sidomos nëse merret vendim për rritjen e pagave të gjykatësve, gjegjësisht nëse vjen përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave.
“Dikush me apo pa vetëdije bën përçarje në gjyqësor, duke pasur parasysh se puna në gjykata është ekipore, me këto hapa rritet edhe ashtu revolta ekzistuese në shërbimin gjyqësor. Në kushte të tilla, në vend që të ketë shërbim efektiv gjyqësor, prodhohet pakënaqësi dhe shërbim më pak i përkushtuar në punë”,- deklaroi kryetari i SPOGJ, Pece Grujovski.
Nga Sindikata përkujtojnë se ky ishte edhe shkaku i grevës në gjykatat vitin e kaluar, i cili zgjati rreth dy muaj dhe nuk rezultoi me rritjen e pagave, e madje edhe u gjobitën me 40% të pagës mujore.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
