Drenusha Xharra, stilistja që po lë “shenja”
Duart e arta, të stilistës së njohur Drenusha Xharra, mahnisin me ngjyrat e ndryshme, ku çdo femër do të ëndërronte t’i kishte në koleksionin e rafteve…………..
“Detajet bëjnë diferencën”, është një thënie që na shtyn të mendojmë bukur gjatë. Gjërat unike janë gjithësesi më tërheqëse dhe shumë më të veçanta, ku ndonjëherë edhe nuk kanë të paguar.
Duart e arta, të stilistës së njohur Drenusha Xharra, mahnisin me ngjyrat e ndryshme, ku çdo femër do të ëndërronte t’i kishte në koleksionin e rafteve.
Ndonëse e re në moshë, Xharra, me shumë pasion i kushton vëmendje edhe detajit më të vogël. Brenda një viti kreacionet e saja, kanë qenë mjaftë të kërkuara në vende të ndryshme të botës.
“Zink”, “Flawless”, “Sicky” dhe “ShK”, janë disa nga revistat e njohura që kanë publikuar dhe kanë shkruajtur për kreacionet e bukura të 26 vjeçares.