Maqedoni

Lavrov paralajmëron Perëndimin: rrezik destabilizimi i Maqedonisë

23.03.2017 18:23

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavorv, paralajmëron perëndimin për rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë...

“Moska shpreson se vendet perëndimore e kuptojnë rrezikun nga tentimet për destabilizim të situatës në Maqedoni”,- citohet të ketë deklaruar Lavrov për “Sputnik”.

Sipas Lavrovit, është e çuditshme që Ballkani perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokuese” ruse, ndërsa çdo relacion normal mes Rusisë dhe vendeve ballkanike shkaktojnë shqetësim tek Perëndimi.

“Situata aktuale në Maqedoni është pak më e ndërlikuar, madje do ta quaja edhe krizë, dhe një pjesë të madhe e shkaktuar në mënyrë artificiale, e cila çon deri në situatë për tentim të ndarjes së shoqërisë”,- thotë Lavrov duke shfaqur shpresën se “Perëndimi e kupton rëndësinë nga tentimet e tilla”.

“Sputnik” përkujton se Moska zyrtare disa herë ka bërë thirrje për ndërprerje të involvimit të huaj në punët e brendshme të Maqedonisë.