Botë
Kuvendi i Shqipërisë, përplasje Rama-Blushi për integrimet
23.03.2017 18:36
Mungesa e opozitës nuk po ndihet aspak në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku sot ka pasur replika mjaft të ashpra...

Ben Blushi, ish-mik i kryeministrit Edi Rama, lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut të Qeverisë, se ka bllokuar procesin e integrimit për shkak se regresit që ka bërë Shqipëria nën drejtimin e Ramës.
Ndërsa ky i fundit ka deklaruar se Blushi ka marrë rezultatin më të dobët kur ishte kandidat për Elbasanin dhe se e ka ëndërr të bëhet ministër.
Ndërkohë, opozita vijon protestën pa asnjë shenjë tërheqjeje nga vendimi për të bojkotuar zgjedhjet.
LULJETA NDOKA
