Botë
Londër, Khalid Masood është autori i atentatit të së mërkurës
23.03.2017 19:43
Është zbuluar se autori i atentatit të së mërkurës në Londër është Khalid Masood, 52 vjeç...

Është zbuluar se autori i atentatit të së mërkurës në Londër është Khalid Masood, 52 vjeç, i lindur në Kent të Anglisë, njoftoi sot policia.
“Khalid Masood jetonte prej pak kohësh në West Midlands, në qendër të Anglisë, dhe nuk ishte objekt i asnjë hetimi, por ishte dënuar disa herë kryesisht për armëmbajtje pa leje”,- theksoi Policia britanike në një komunikatë.
Ndryshe, “Shteti Islamik” mori përgjegjësinë e sulmit tragjik të një dite më parë në Londër, ku humbën jetën tre persona e u plagosën 40 të tjerë.
