Maqedoni

Shkup, sulmohet vozitësi i ambasadorit turk

23.03.2017 20:12

Sulmohet fizikisht Orhan Sali, vozitës i ambasadorit të Turqisë në Shkup...

Sali ka paraqitur rastin në polici duke theksuar se derisa ka qen i parkuar me veturën “Mercedes” me targa diplomatike, pronësi e ambasadës në të cilën ka pasur të vendosur edhe flamur të Turqisë, personi me iniciale N.N ka dashur ta largoj flamurin nga vetura duke theksuar se kjo është Maqedonia, por nuk ka arrit qëllimin e tij dhe në atë moment ka filluar të sulmojë fizikisht vozitësin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, pas çka edhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 16:45, para Ministrisë së Kulturës në Shkup.