Egjipt, vriten 10 ushtarë nga shpërthimi i dy bombave
Të paktën 10 ushtarë egjiptianë janë vranë nga shpërthimi i dy bombave gjatë përplasjeve me xhihadistët e grupit të “Shtetit Islamik” në gadishullin e Sinait...

Të paktën 10 ushtarë egjiptianë janë vranë nga shpërthimi i dy bombave gjatë përplasjeve me xhihadistët e grupit të “Shtetit Islamik” në gadishullin e Sinait, njoftoi ushtria egjiptiane.
Dy bomba të vendosura në rrugë shpërthyen gjatë luftimeve që ndodhën pas një sulmi të ushtrisë kundër një baze të xhihadistëve.
Që prej kohës që ushtria largoi presidentin islamik, Mohamed Morsi, në vitin 2013, ushtarët dhe policët kanë qenë shpesh shënjestër e sulmeve xhihadiste, veçanërisht në veri të Sinait, bastion i degës egjiptiane të “Shtetit Islamik”.
Sipas autoriteteve, “qindra policë dhe ushtarë janë vrarë në këto sulme xhihadiste, kryesisht në veri të Sinait”.
