Maqedoni

Antarktik, bie në nivel rekord sasia e akullit

23.03.2017 22:01

Sasia e akullit në Antarktik ka rënë këtë dimër në nivele të reja rekorde, thanë shkencëtarët amerikanë...

Sipas studimit që ka kryer Qendra Kombëtare për Borë dhe Akull, e mbështetur nga NASA, shtrirja e akullit në Antarktik ka rënë në 5.57 milionë milje katrorë.

Shifra do të thotë se akulli është tkurrur për 35,000 milje katrorë nga rekordi i mëparshëm më 2015.

Shkencëtarët thanë se pranvera dhe vera, me gjasë, do të sjellin edhe më shumë shkrirje.