Botë

Poroshenko: vrasja e një ish-ligjvënësi rus, "akt i terrorizmit shtetëror" nga Rusia

23.03.2017 21:25

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se vrasja e një ish-ligjvënësi rus në Kiev është "akt i terrorizmit shtetëror" nga Rusia...

Poroshenko e bëri këtë deklaratë në Facebook dhe Twitter disa orë pasi Denis Voronenkov, i cili është zhvendosur në Ukrainë vitin e kaluar dhe ka kritikuar Qeverinë ruse, është vrarë në qendër të Kievit.
 
Vrasja është "një akt i terrorizmit shtetëror të Rusisë, të cilin Voronenkov është dashur ta lërë për arsye politike", tha Poroshenko.
 
Voronenkov, 45 vjeç, ishte deputet i Partisë Komuniste në Dumën e shtetit rus nga viti 2011 deri në shtator, 2016.
 
Në një intervistë për ueb-faqen ukrainase censor.net, në muajin shkurt, Voronenkov e ka krahasuar Rusinë e sotme me Gjermaninë naziste, duke thënë se Shërbimi i Sigurimit kontrollon çdo gjë në vend.