Sot shënohet Dita botërore e turbekulozit
24.03.2017 10:23
Nën moton ‘Të bashkuar për ta eliminuar turbekulozin-askush të mos harrohet’....

Nën moton ‘Të bashkuar për ta eliminuar turbekulozin-askush të mos harrohet’ sot në Maqedoni shënohet 24 Marsi-Dita botërore e turbekulozit.
Me këtë rast do të mbahet konferencë për shtyp dhe tryezë e rrumbullakët në të cilën do të diskutojnë ekspertë dhe përfaqësues nga sektori qytetar të cilët punojnë drejtpërdrejtë me këtë problematikë dhe japin kontribut në parandalimin dhe eliminimin e turbekulozit, njofton AIM.
Organizues janë Mekanizmi nacional koordinuez dhe Instituti për sëmundje të mushkërive me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes programeve të mbështetura nga Fondi global për luftë kundër HIV/SIDA, turbekulozit dhe malaries.
