ISIS: Bëni xhihadin tuaj edhe në Europë
Në internet prej disa orësh po qarkullon një foto shqetësuese....

Në internet prej disa orësh po qarkullon një foto shqetësuese e publikuar në faqet e propagandës xhihadiste.
Fotoja përmban një montazh të Westminster që arrin në Milano, në zemër të Milanos, përkatësisht në sheshin e Duomos.
Në foto dallohen qartësisht tre imazhe, në qendër të vëmendjes është Westminster dhe Muzeu i Dumos, pas tyre imazhi i sulmuesit në Londër, Khalid Massod, teksa ekipet e shpëtimit përpiqen ta mbajnë në jetë pasi u qëllua nga forcat e sigurisë në Londër.
Përpara rrethimit të dy ndërtesave qëndron makina e atentatorit të sulmit të pasdites së mërkurës në parlamentin britanik. Qartazi një mesazh për të përhapur frikë.
Thirrja “Bëni xhihadin tuaj edhe nëse jeni në Europë” duket se tashmë nuk ka më nevojë për armë dhe eksploziv, pasi strategjia ka ndryshuar nga sulmi në sulm, po praktikohet gjithnjë e më tepër makina xhihad ose xhihad me makinë.
