Mosul, 400 mijë njerëz të kapur në pritë nga ISIS-it
Rreth 400 mijë persona ndodhen në pritë të xhihadistëve nga grupacioni “Shteti Islamik”....

Rreth 400 mijë persona ndodhen në pritë të xhihadistëve nga grupacioni “Shteti Islamik” në Qytetin e vjetër të Mosulit, kumtoi përfaqësuesi i Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) në Irak, Bruno Xhedo.
Rreth 600 mijë persona ndodhen në rajone në pjesën perëndimore të qytetit Mosul, të cilët ende nuk janë marrë nga forcat irakiane (rreth 60 për qind e Mosulit perëndimor), ndërsa 400 mijë prej tyre janë në Qytetin e vjetër, theksoi Xhedo.
Prej 19 shkurtit forcat irakiane përparojnë nga Mosuli jugor dhe morën disa lagje për t'iu afruar Qytetit të vjetër, i cili ndodhet në bregun perëndimor të lumit Tigër. Sipas të dhënave të UNHCR-së, prej 19 shkurtit deri më tani nga Mosuli perëndimor kanë ikur rreth 153 mijë persona.
Mes tetë mijë dhe 12 mijë persona arrijnë çdo ditë në qendrën transitore, Hamam al Alil, në jug të Mosulit.
