Afaristët nga Kërçova dhe Velesi thellojnë bashkëpunimin

24.03.2017 15:58

Përfaqësuesit e odave regjionale ekonomike të Kërçovës dhe Velesit....

Përfaqësuesit e odave regjionale ekonomike të Kërçovës dhe Velesit, në një takim të organizuar sot në Kërçovë, shqyrtuan thellimin e bashkëpunimit dhe iniciativat e përbashkëta për mbështetjen e sektorit privat në të dyja komunat.

Në vazhdën e takimeve që Oda Ekonomike e Maqedonisë i organizon në të gjithë vendin, sot në Kërçovë u mbajt një takim pune në mes të Odës Regjionale të Kërçovës dhe asaj të Velesit, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e kompanive nga këtë dy komuna, duke përfshirë këtu edhe subjektet afariste nga Çashka, Gradsko, Makedonski Brodi dhe Pllasnica.

Qëllimi i këtij takimi është thellimi i bashkëpunimit në mes dy regjioneve si dhe iniciativat për zhvillimin e biznesit privat, tha kryetari i Odës Regjionale Ekonomike të Kërçovës, Igor Sokoleski,.

Takimet e këtilla kanë prodhuar efekte pozitive, sepse këto mundësojnë bashkëpunime afariste dhe perspektivë ekonomike, tha sekretari i komunës së Kërçovës, Ramiz Rexhepi.

Në këtë takim folën edhe përfaqësuesit e sektorit privat nga komuna e Kërçovës dhe ajo e Velesit, të cilët vlerësuan se thellimi i bashkëpunimit në mes të afaristëve krijon hapësira më të mëdha veprimi dhe perspektivë zhvillimore për sektorin privat nga të komunat përkatëse. (Shaban Dalipi, TVM2)