Maqedoni

Atanasov: Qeveria e re, lamtumirë testimit ekstern

24.03.2017 18:58

Kryetari i Komision për Arsim nga radhët e LSDM-së, Petar Atanasov...

Kryetari i Komision për Arsim nga radhët e LSDM-së, Petar Atanasov, ka deklaruar se ky qershor nuk do të jetë për nxënësit muaji më i stresuar për arsye se me formimin e qeverisë së re, LSDM në seancën e parë të Qeverisë do ta shfuqizojë testimin ekstern.
 
Sipas tij, LSDM do të sigurojë reforma kualitative dhe model arsimor europian.
 
“Qeveria e re, në seancën e parë do të shfuqizojë testimin e palogjikshëm ekstern, i cili përveç presioneve mbi studentët dhe dënimet për mësuesit, nuk ka i sjellë asgjë të mirë arsimit. Në arsimin fillor, në pesë vitet e para do të ketë vetëm vlerësim me shkrim, në katër vitet tjera do të ketë nota. Numrin e nxënësve do ta zvogëlojmë në 25 mesatarisht”,- theksoi kryetari i Komision për Arsim nga LSDM, Petar Atanasov.
 
LSDM paralajmëron edhe zvogëlim të numrit të lëndëve për nxënësit, ndërkohë që mësimdhënësit do të jenë të liruar nga obligimet administrative, si dhe do të respektohet dinjiteti dhe autonomia e universiteteve.
 
Ata presim që në afat sa më të shkurtër Zoran Zaev të marrë mandatin për formimin e qeverisë, e cila, siç thonë ata, do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve.