Ekonomi

Tregu i organizuar i energjisë elektrike mundëson shitblerje transparente dhe rrit konkurrencën

24.03.2017 19:21

Formimi i një tregu të organizuar të energjisë elektrike është me rëndësi për vendin...

Formimi i një tregu të organizuar të energjisë elektrike është me rëndësi për vendin, për shkak se mundëson shitblerje më transparente dhe rrit konkurrencën e tregut.
 
Përmes këtij tregu kompanive lokale dhe rajonale u mundësohet të tregtojnë me energjinë elektrike përmes përcaktimit të indeksit të besueshëm të çmimi të energjisë elektrike.
 
Integrimi i vendit në tregun rajonal të energjisë është një ndër prioritetet kyçe të Ministrisë së Ekonomisë, tha ministri, Driton Kuçi.  
 
“Të rishikohen të gjitha opsionet e mundshme për krijimin e një tregu të vetëm në kuadër të zhvillimit rajonal, duke shprehur gatishmëri për të siguruar mbështetje në të gjitha fazat e formimit të tregut të organizuar të energjisë elektrike”,- theksoi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
 
“Ky është treg në të cilin është bërë plan operativ nga ana e pjesëmarrësve, kapacitetet e distribuimit, menaxhimi, ku pjesëmarrësit në këtë treg munden që t’i balancojnë pozitat e tyre kur tregu të mbyllet”,- tha eksperti nga Norvegjia, Marius Holm Renesund.  
 
Maqedonia ka vendosur një sërë marrëveshjesh bilaterale për shitblerje të energjisë elektrike, me të cilat kontraktohen sasitë e nevojshme, saktësisht të definuara në pajtim me nevojat dhe prodhimet e pjesëmarrësve në treg.  
 
ERSAN PAJAZITI