MAQEDONI
Edhe këtë vit maturantët do të luajnë valsin
20.05.2014 17:44
Rreth 1.300 maturant të shkollave të mesme, të premten për të tetën herë me radhë...

Rreth 1.300 maturant të shkollave të mesme, të premten për të tetën herë me radhë, në sheshin "Makedonia" do të luajnë valsin mesjetarë “Kvadril” në kuadër të manifestimit "Parada e maturës 2014".
Maturantët këtë vit do të luajnë edhe salsa. Përveç maturantëve të Shkupit, të cilët do të marrin pjesë në këtë paradë, valsit do t’i bashkëngjiten edhe maturantët e Strumicës, Gjevgjelisë, Strugëë dhe Ohrit.
“Ideja kryesore e këtij manifestimi është mundësia dhe dëshira për t’i parë në një vend dhe në një kohë të vetme të gjithë maturantët. Përmes jush do t’i ftoj të gjithë qytetarët e Shkupit dhe mysafirët të cilët do të jenë në qytetet gjatë kësaj periudhe, le të bëhen pjesë e manifestimit në sheshin “Makedonia”, pasi ky është rasti i vetëm që të gjithë maturantët e qytetit, së bashku ta gëzojnë suksesin e tyre”, deklaroi Todor Milladinov nga kursi i vallëzimit ”Ritam-plus”.
Hapjen e "Paradës së Maturës" do ta realizon kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Maturantët, nga 22 shkolla të mesme të vendit, valsin “Kvadril“ që zgjat 6 min e 17 sekonda, maturantët do ta luajnë në orën 11.
ZEJXHANE OSMANI
