Prezantohet propozim-protokolli për përparim social në Maqedoni
27.03.2017 10:34
Agjencia Informative e Maqedonisë (AIM) bën të ditur se Lidhja e sindikatave të Maqedonisë...

Agjencia Informative e Maqedonisë (AIM) bën të ditur se Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të prezantojë sot një propozim-protokoll për përparim social.
Protokolli, sipas LSM-së paraqet dokument-platformë kyçe për sigurimin e përparimit social në Maqedoni dhe është me rëndësi themelore për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve.
Dokumenti është përpiluar në kuadër të projektit ”Përparimi i dialogut social”, projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Organizata ndërkombëtare e punës (ONP).
