Vuçiq: Jemi për në BE, por edhe për marrëdhënie të mira me Rusinë
27.03.2017 14:43
Serbia është e përkushtuar për anëtarësim në BE...

Serbia është e përkushtuar për anëtarësim në BE, por do të punojmë sa më shumë për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, një aleat tradicional, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq për Reuters.
“Serbia është në rrugën evropiane dhe ky është qëllimi ynë strategjik. Ne duam që shoqëria jonë të jetë e formuar në përputhje me vendet më të zhvilluara të Evropës perëndimore”, ka thënë Vuçiq.
