Dyshimet për parregullsi zgjedhore, shtyhet seanca kundër Zaevit dhe LSDM-së
Është shtyrë në një afat të pacaktuar seanca në Prokurorinë Themelore...

Është shtyrë në një afat të pacaktuar seanca në Prokurorinë Themelore, e cila ka si të dyshuar kryesor për parregullsi zgjedhore liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Prokurori Zvërlevski, bëhet gati për një konferencë ndërkombëtare që nesër e organizon Maqedonia dhe duket se ky është shkaku i shtyrjes së seancës.
Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, akuzon liderin e LSDM-së se ai dhe partia e tij kanë kryer parregullsi gjatë zgjedhjeve të fundit.
Në procedurën parahetimore deri më tani janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë. Prokuroria më parë kumtoi se kanë filluar hetim edhe për parregullsitë zgjedhore për kohën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014.
Vetë Zaev thotë se LSDM duhet të shërbejë si shembull për partitë e tjera për mënyrën e organizimit të fushatës zgjedhore dhe transparencën e plotë në llogaridhënien se prej ku kanë ardhur dhe si janë harxhuar paratë gjatë fushatës.
