Anulohet ndeshja Liria – MZT Skopje
Klubi basketbollit Liria njofton se ndeshja e paraparë të zhvillohet sot mes Lirisë dhe MZT Skopje...

Klubi basketbollit Liria njofton se ndeshja e paraparë të zhvillohet sot mes Lirisë dhe MZT Skopje është anuluar për shkak të ngjarjes së fundit që ndodhi gjatë ditës së djeshme në lagjen Gjorçe Petrov.
“Me kërkesë të MPB-së, e pas ngjarjeve të djeshme, prolongohet ndeshja e paraparë për sonte, që duhej të jetë ndeshja e dytë në kuadër të gjysmëfinales së play off- it të kampionatit, mes ekipit nikoqir KB Liria dhe mysafirit MZT Skopje. Termini i ri që u propozua sot, është për të enjten. Për këtë, do t'ju informojmë me kohë” njoftojnë nga KB Liria.
Ndryshe, pas këtij prolongimi, sonte në kuadër të plej off-it në basketbollin vendor, do të zhvillohet gjysëmfinalja tjetër, mes Kozhufit dhe Rabotniçkit.
Në këtë seri, shkupjanët kanë avantazh prej 1-0, pas fitores së korrur të shtunën.
Sfida në fjalë, do të filloj në orën 19.30.