ShBA-BE: Të ndalen arrestimet në Rusi
Arrestimet e qindra protestuesve në demonstratat kundër korrupsionit në Rusi...

Arrestimet e qindra protestuesve në demonstratat kundër korrupsionit në Rusi kanë sjellë reagimin e ashpër të Bashkimit Europian dhe ShBA-së.
Brukseli ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, mes të cilëve ishte edhe udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalni, me arsyetimin se policia pengon të drejtat themelore në Kushtetutë.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, që deklaroi se qytetarët kanë të drejta që duhet t’i ushtrojnë, pa pasur frikë se do të ndëshkohen. Kremlini thotë se protestat ishin provokime të paligjshme.
Navalni, kryetar i Partisë së Progresit, ka dalë tashmë para gjykatës. 40-vjeçari mund të dënohet me 15 ditë burg si organizator i protestave të ndaluara.
