Ortek në Japoni, tetë gjimnazistë të vdekur, 30 persona të lënduar
Tetë gjimnazistë japonezë humbën jetën si pasojë e një orteku në një resort skish...

Orteku u regjistrua pranë qytetit Nasu, 120 km në veri të Tokios. Tetë nxënësit u gjetën pa shenja jete.
Për shkak të motit të keq, helikopterët nuk kanë mundur që të shkojnë në vendngjarje dhe trupat e viktimave janë ende atje.
Tetë nxënësit ishin pjesë e një grupi prej më shumë se 70 gjimnazistësh nga disa shkolla që gjendeshin në zonë kur orteku ndodhi.
Mbi 30 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Nxënësit po merrnin pjesë në një event masiv alpinizmi që zhvillohet çdo vit.
Por, gjatë ditëve të fundit në zonë u regjistruan shumë reshje bore dhe alarmi për ortekë ishte dhënë nga autoritetet, të cilat po përpiqen të zbulojnë pse evenimenti nuk u shty pavarësisht rrezikut.
