LSM e ka bërë gati protokollin, avancimi social hap drejt pagave më të larta

27.03.2017 16:32

Rritja e pagës minimale dhe rritja e sigurisë së vendeve të punës....

Rritja e pagës minimale dhe rritja e sigurisë së vendeve të punës të të punësuarve me kontratë në vepër me afat të caktuar, këto janë disa nga propozimet kryesore të protokollit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për avancimin social të punëtorëve.

Ky dokument ka për qëllim të përmirësojë gjendjen e punëtorëve dhe njëkohësisht të hap debat për zgjerimin e stazhit me beneficion të punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë, industrisë tekstile dhe të metalurgjisë.

“Ky projekt është i dedikuar për përmirësimin e situatës së përgjithshme ekonomike dhe materiale të punëtorëve, nxitjen e procesit të negociatave kolektive, sigurimin e analizave shtesë për zgjerimin e mundësive të sistemit pensional dhe jep mundësi për të krijuar në të ardhmen një strategji të përgjithshme të rrogave. Përcaktimi ynë kryesor është të hapim procesin e rritjes së pagave në Maqedoni”,- deklaroi kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.

Sipas tij, rritja e pagës minimale në vend është e mundur të realizohet për 20 për qind.

60% e të punësuarve në vend paguhen me 20 mijë denarë në muaj, ndërsa pjesa tjetër e të punësuarve marrin rrogë prej 12 deri më 15 mijë denarë në muaj.

Projekti i LSM-së është përgatitur dhe financuar nga Bashkimit Europian. (Rexhep Qamili, TVM2)