Maqedoni
Dibër, protesta kundër antenës së “Telekom MK”
27.03.2017 17:06
Vënia e antenës së valëpërçuesit nga Kompania Telefonike “Telekom MK” në lagjen Venec 1 në Dibër...

Vënia e antenës së valëpërçuesit nga Kompania Telefonike “Telekom MK” në lagjen Venec 1 në Dibër, ka hasur në kundërshtimin e banorëve të kësaj lagje.
Ata kanë nënshkruar një peticion të cilin e dorëzuan tek autoritetet komunale.
Banorët thonë se valët që rrezatojnë antenat e tilla janë të dëmshme për shëndetin e tyre. Autoritetet komunale mbështesin banorët dhe thanë se antena do të hiqet shumë shpejt.
