“Për Maqedoni të përbashkët”, protestë para selive të VMRO-së dhe LSDM-së
Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, një pjesë të protestave....

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, një pjesë të protestave të sotme do t’i realizojë në shtabin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa një pjesë të protestave të nesërme para shtabit të LSDM-së, paralajmëruan anëtarët e Këshillit iniciues. “Koalicionin e Tiranës, LSDM dëshiron të fillojë ta zbatojë si platformë, e cila u nënshkrua në tryezën e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Prandaj, në këtë javë jashtëzakonisht të rëndësishme do t’i përsërisim kërkesat tona deri tek faktorët më të mëdhenj politikë në Republikën e Maqedonisë, sipas radhitjes në pajtim me epilogun e zgjedhjeve të fundit. Sot tubohemi para Qeverisë, nisemi para shtabit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa më pas do të tubohemi para Kuvendit. Nesër ruta do të jetë tubim para Qeverisë, Kuvendit më pas në Bihaqka”,- tha Bogdan Ilievski.
Ai tha se “do t’i përkujtojnë partitë politike çka kërkojnë dhe se nuk guxojnë të votojnë kryetar Kuvendi i cili nuk e ka hedhur poshtë Platformën e Tiranës”.
