MAQEDONI
Zjarrfikësit shënojnë ditën edhe në Gostivar
20.05.2014 18:47
Dita e zjarrfikësve në qytetin e Gostivarit është shënuar me simulimin e një rasti fatkeqësie...

Dita e zjarrfikësve në qytetin e Gostivarit është shënuar me simulimin e një rasti fatkeqësie, ku zjarrfikësit intervenuan për të larguar një individ nga objekti i përfshirë nga zjarri, ndërsa aktiviteti u simulua në objektet e internatit të qytetit.
Me këtë rast njësinë territoriale kundër zjarreve në Gostivar e ka vizituar edhe kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili theksoi rëndësinë e madhe që Komuna ia kushton këtij njësiti mjaft të rëndësishëm.
Nikoqiri i aktiviteti për shënimin e ditës së zjarrfikësve, zëvendës komandant i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit, Izet Izeti, shprehu falënderim për investimet që i ka bërë Komuna në Njësitin e zjarrfikësve, me qëllim të përmirësimit të kushteve, me c’rast bëri të ditur edhe furnizimet dhe investimet konkrete që janë bërë me qëllim të përmirësimit të kushteve për punë. Aktiviteti për shënimin e ditës së zjarrfikësve u përmbyll me një koktej rasti në mjediset e njësisë territoriale kundër zjarreve në Gostivar.
LULZIM HAZIRI
