MAQEDONI
Saraji dënon vrasjen e të riut në Gjorçe Petrov
20.05.2014 18:53
Këshilli i Komunës së Sarajit në një seancë urgjente të mbajtur sot ka shqyrtuar...

Këshilli i Komunës së Sarajit në një seancë urgjente të mbajtur sot ka shqyrtuar situatën pas incidentit të mbrëmshëm në Gjorçe Petrov.
Këshilli komunal me këtë rast ka dënuar vrasjen e të riut ne lagjen Gjorçe Petrov, duke u bërë apel njëherësh institucioneve përkatëse që të ndërmarrin gjitha masat për parandalimin e këtyre situatave.
Nderkohë edhe Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional shpreh keqardhje të thellë me rastin e vrasjes së djeshme të maturantit të ri nga lagja Gjorçe Petrov e Shkupit.
“Apelojmë deri te organet kompetente që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit deri në fund dhe dorasi të merr dënimin e merituar’thuhet ne reagimin e tyre.
