Kuvendi sot pritet të vazhdojë seancën konstitutive
Seanca konstitutive, në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit....

Seanca konstitutive, në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të vazhdojë sot në orën 12-të.
Paraprakisht, deputetët e VMRO-DPMNE-së gjatë debatit të djeshëm theksuan se duhet të debatohet për këtë pikë sepse kjo do ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit që është njëri ndër funksionet më të rëndësishëm në shtet.
Sipas deputetëve të partisë së Gruvskit, kandidati që do të propozohet për kryetar të Kuvendit duhet të jetë i gatshëm të hedhë poshtë, siç thanë, platformat të krijuara në shtete të tjera për interesa të huaja të cilat vetëm e rrisin tensionin dhe përçarjen në Maqedoni, si dhe të jetë politikan dhe personalitet i cili nuk do të angazhohet dhe deri më tani nuk është angazhuar për revizion të Marrëveshjes së Ohrit.
