Hoxhaj takon Ruairi O’Conell
Minstri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar sot në mëngjes...

Minstri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar sot në mëngjes me ambasadorin e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Conell.
Ata biseduan për mardhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. Përveç kësaj Hoxhaj bëri të ditur se në këtë takim u bisedua edhe për çështjet politike dhe ato të sigurisë në Kosovë, rajon e më gjerë.
‘’Një takim i hershëm mëngjesi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell ku biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit. Diskutuam edhe për çështjet politike dhe të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë", - kishte shkruar Hoxhaj në Facebook.
Duke përfunduar se Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës.
