MAQEDONI

Bashkëmoshatarët dënojnë rastin

20.05.2014 18:56

Vrasjen e 18 vjecari Angel Petkovski sot e kanë dënuar nxënësit dhe bashkëmoshatarët...

Vrasjen e 18 vjecari Angel Petkovski sot e kanë dënuar nxënësit dhe bashkëmoshatarët e tij të Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë.
 
Nxënësit kanë dënuar këto akte qyqare duke ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe kanë apeluar tek të rrinjtë që të largohen nga këto veprime.
 
“Vrasja që ndodhi dje nuk është e mirë dhe apelojm deri tek të gjithë qytetarët që të mos ketë ngjarje të tilla”, shprehet nxënësi.
 
“Familjes I shprehim ngushëllimet tona dhe dëshirojm mos të përsëriten gjëra të tilla”, shprehet nxënësi.
 
“Mbrëmë u njoftuam për vrasjen e maturantit në Shkup nëpërmejt portaleve informative dhe shprehim ngushëllimet për familjen”, shprehet nxënësi.
 
Dhe nga Drejtoria e kësaj shkolle kanë apeluar tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë për ruajtien e qetësisë dhe mos ngritjen e tensioneve të reja ndëretnike
 
“Në lidhje me rastin e mbrëmëshëm me tronditje e them se agresiviteti në shoqërinë tonë asnjëher nuk ka qenë i pranueshëm nxënësi ka qenë maturantë në shkollën tonë në vit të katërt, unë familjarve u shpreh ngushëllimet të thella për tronditjen që ka pasur, përndryshe në shkollën tonë nuk ka pasur incidente të kësaj natyre vazhdojmë të punojmë të qetë dhe procesi mësimor shkon në mënyrë shumë të rregullt sic ka qenë edhe ditëve tjera. Apeli im do të ishte pasi qe ne jemi gjithmonë në kërkim të së vertetësqë të jemi të gjithë kontribues për të formuar një shoqëri dhe një rini të shëndosh e cila do të mbillte një ndërgjegje të pastër dhe një dashuri me plot respect për njëri tjetrin në shoqërinë që na rrethon ne”, shprehet drjetoresha e ShMKM “Nikolla Shtejn” Tetovë, Shpresa Lika.
 
Njëherit gjatë ditës së sotme procesi mësimor në Shkollën e Mesme Komunale të Mjekësisë në Tetovë është zhvilluar i rregullt dhe pa ndonjë turbulencë, duke mos ndikuar aspak në raportet e përditshme mes nxënësve. Nga kjo shkoll theksuan se nxënësit e tyre disa herë kanë marrë pjesë në projekte multietnike dhe gjithmonë kanë respektuar njëri tjetrin.
 
MIFTAR EMINI