Ushtria e sjell diplomatin amerikan në Kosovë

28.03.2017 13:01

Zëvendësi i Ndihmësit të sekretarit të shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee....

Zëvendësi i Ndihmësit të sekretarit të shtetit amerikan, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, ka nisur sot një vizitë në Kosovë.

Ai do të takohet me kryeparlamentarin Veseli, zëvendëskryeministrin Stojanovic, ministren për Dialog Edita Tahiri, ministrin Demolli dhe komandantin e FSK’së, Rrahman Rama, dhe përfaqësuesin e Listës “Srpska”.

Në agjendën e Hoyt Yee nuk janë paraparë takime me opozitën e as me Presidentin Hashim Thaçi. Po ashtu, në listën e zyrtarëve që do t’i takojë Yee nuk është as kryeministri Mustafa, i cili sipas një njoftimi të LDK’së ndodhet në Bruksel.